Merkel: Evropa duhet të ketë strategji të përbashkët - Bota Sot
Merkel: Evropa duhet të ketë strategji të përbashkët

Evropë

Merkel: Evropa duhet të ketë strategji të përbashkët

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 14:22
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje Evropës që të zhvillojë strategji të përbashkët në fushat kryesore.

Nëse Gjermania dëshiron të jetë lojtare e rëndësishme në botën e globalizuar, kjo do të jetë e mundur vetëm nëse është së bashku me Evropën, u shpreh sot Merkel gjatë një tubimi të mbajtur me disa të rinj.

“Të tjerët nuk flenë”, u shpreh Merkel, raporton agjencia Dpa, duke shtuar se fushat ku mund të ndërtohet një strategji e përbashkët në Evropë, do të ishin veçanërisht politika e jashtme dhe siguria.

Merkel tha se bëhet fjalë për “prezantim të përbashkët si entitet global” kur ballafaqohesh, për shembull me Rusinë, Kinën dhe Afrikën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...