Italia thotë se s’ka “plan B” për shpenzimet

Evropë

Italia thotë se s’ka “plan B” për shpenzimet

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 17:15
Zëvendëskryeministri i Italisë, Luigi Di Maio. Foto nga arkivi.

Zëvendëskryeministri i Italisë është zotuar se do të shtyjë përpara planet e shpenzimeve, pasi Komisioni Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” mbi atë që e cilësoi si “devijim të rëndësishëm” nga objektivat e mëparshme.

Zëvendëskryeministri Luigi Di Maio tha sot se “nuk ka plan B”, për planet që do të rrisin deficitin në 2,4 për qind të bruto prodhimit vendor në vitin e ardhshëm.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis dhe komisionari për Ekonomi, Pierre Moscovici i kanë shkruar të premten një letër të përbashkët ministrit italian të Ekonomisë, Giovanni Tria duke i thënë se duhet të ketë “parasysh” planet për shpenzime, të cilat nuk janë dorëzuar ende në Bruksel.

Ata u zotuan se do të mbajnë një “dialog konstruktiv”, në mënyrë që ta sigurojnë Italinë, që është ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, se është në përputhje me rregullat fiskale të Bashkimit Evropian.

Planet e shpenzimeve të Italisë synojnë të plotësojnë premtimet zgjedhore për të ardhurat bazë të punëkërkuesve. Po ashtu, qeveria e re në Romë dëshiron që të shkurtojë taksat dhe të bëjnë reforma në sistemin pesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat