Dyshohet se gazetari saudit u vra në konsulatën arabe në Stamboll

Evropë

Dyshohet se gazetari saudit u vra në konsulatën arabe në Stamboll

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 23:59
Pamje nga Stambolli

Autoritetet turke besojnë se gazetari i njohur saudit, Jamal Khashoggi, i cili u zhduk katër ditë më parë pasi hyri në konsulatën e Arabisë Saudite në Stamboll, është vrarë brenda konsulatës, i kanë thënë Reutersit dy burime turke.

“Vlerësimi i parë i policisë turke është se zotëri Khashoggi është vrarë në konsulatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Ne besojmë se vrasja ishte paramenduar dhe trupi pas aktit është larguar nga konsulata”, ka thënë një zyrtar turk për Reutersin

Burimet nuk kanë thënë se si besojnë të jetë kryer vrasja. Konsulli i përgjithshëm i Arabisë Saudite i ka thënë të shtunën Reutersit se vendi i tij po ndihmon në gjetjen e Khashoggit, dhe hodhi poshtë pretendimet për rrëmbimin e tij.

Khashoggi, i cili ka jetuar në ekzil të vet-imponuar në Washington vitin e fundut nga frika se do të ndëshkohet për qëndrimet e tij kritike ndaj politikës saudite, hyri në konsulatë të mërkurën për të marrë dokumentacion për martesën e tij, sipas të fejuarës së tij, e cila priti jashtë. Që nga ky moment, ai nuk është dëgjuar i gjallë.

Që nga atëherë, zyrtarët turk e saudit kanë ofruar ndihmë në gjetjen e tij, ku Ankaraja tha se nuk ka asnjë dëshmi se ai ka dalë nga misioni diplomatik ndërsa Riadi thotë se ai ka dalë nga ndërtesa po të njëjtën ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat