Italia mbyll edhe aeroportet?! Ja çfarë paralajmëron Mateo Salvini

Evropë

Italia mbyll edhe aeroportet?! Ja çfarë paralajmëron Mateo Salvini

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:32
Mateo Salvini

Ministri i Brendshëm Mateo Salvini paralajmëroi mbylljen e aeroporteve për refugjatët.

“Nëse ndokush në Berlin ose Bruksel mendon të shkarkojë në Itali dhjetëra emigrantë me fluturime charter të paautorizuara, ta dijë se nuk do të ketë asnjë aeroport të disponueshëm. Do i mbyllim aeroportet ashtu sikurse kemi mbyllur edhe portet”, tha Salvini.

Ky i fundit i referohej paktit komunitar për pritjen e emigrantëve dhe lajmeve se qeveria gjermane po planifikon të nisë nga java e ardhshme planin e rikthimeve kolektive në Itali.

Mediat italiane raportojnë se janë parashikuar dy fluturim në muaj për këtë qëllim ndërkohë që në Gjermani janë rreth 40 mijë emigrant që kanë hyrë në Europë përmes Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat