Erdogan po pret raportin e hetuesve për vrasjen e gazetarit saudit

Evropë

Erdogan po pret raportin e hetuesve për vrasjen e gazetarit saudit

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 18:29
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se po pret raportin përfundimtar nga hetuesit, mbi vdekjen e gazetarit saudit, i cili vdiq në rrethana misterioze në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Komentet e Erdoganit vijnë pasi burime turke i thanë agjencisë Reuters dhe New York Times se Jamal Khashoggi u vra në misionin diplomatik në Stamboll.

Më herët një ndihmës i Erdoganit, Yasin Aktay, i tha Reutersit se autoritetet turke besojnë se një grup prej 15 sauditësh “me shumë gjasë” janë të përfshirë në këtë rast.

Edhe një zyrtar i paidentifikuar ka thënë se Kashoggi me shumë gjasa është vrarë nga një ekip saudit, i dërguar “enkas për vrasje”.

Kashoggi ishte larguar vitin e kaluar nga Arabia Saduite për siç kishte thënë frikë nga ndëshkimi, për kritikat e tij ndaj politikave të shtetit në Jemen.

Ai kishte hyrë në Konsullatën saudite më 2 tetor, ku thuhet se kishte shkuar për të marrë një dokument që i nevojitej për t’u martuar. E fejuara e tij, e cila e ka shoqëruar atë për në Konsullatë, kishte qëndruar jashtë ndërtesës së misionit diplomatik. Ajo u ka thënë gazetarëve se Kashoggi më nuk kishte dalë nga Konusllata.

Një zyrtar i paidentifikuar i Konsullatës i ka quajtur këto akuza si “të pabaza”, dhe princi i Kurorës Mbretërore, Mohammad bin Salman është cituar të ketë thënë se “ne nuk kemi asgjë për të fshehur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat