Partitë kryesore të Bosnjës shpallin fitoren në zgjedhjet e sotme

Evropë

Partitë kryesore të Bosnjës shpallin fitoren në zgjedhjet e sotme

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 00:28
Mbyllja e kutive të votimit në Sarajevë

Partitë kryesore të Bosnjës kanë shpallur fitoren menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në ora 19:00 të dielën në zgjedhjet në të cilën të drejtë votimi kishin mbi 3,3 milionë votues.

“Ne KQZ nuk mund të konfirmojmë rezultatet që i kanë dhënë partitë dhe ato që do të publikojmë në mesnatë do të jenë rezultate jozyrtare”, tha kryetari i KQZ-së, Branko Periq.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk i ka penguar partitë kryesore të shpallin fitoren.

Dragan Çoviq, kryetar I Bashkimit Demokratik Kroat në Bosnjë, HDZ BiH, ka fituar më së shumti vota nga të gjithë kandidatët kroatë për ulësen e anëtarit kroat të Presidencës shtetërore, tha Predrag Kozul nga HDZ in Bosnia, bazuar në rezultatet e para.

Megjithatë, të tjerët thanë se rivali I tij Zhelko Komshiq është para Çoviqit.

Milorad Dodik, kreu i Aleancës Socialdemokratëve të Pavarur, dhe kandidati i saj për ulësen e anëtarit serb të Presidencës Shtetërore, thuhet se po kryeson përballë rivalit, Mladen Ivaniq, kandidat i Aleancës për Fitore.

Ndërsa, Aleanca thotë se bazuar në të dhënat e saj, Ivaniq po prin para Dodikut për rreth 5 për qind.

Kurse, Shefik Xhaferoviq, kandidat i Partisë boshnjake të Veprimit Demokratik, do të jetë anëtari i ardhshëm i Presidencës Shtetërore, sipas rezultateve të para të SDA-së.

Votuesit e Bosnjës kanë votuar për të zgjedhur parlamentin e ri shtetëror, asambletë e dy entiteteve, asambletë e dhjetë kantoneve dhe tre anëtarët e Presidencës Shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat