Franca dhe Italia fillojnë të pastrojnë detin mesdhe të mbushur plotë naftë

Evropë

Franca dhe Italia fillojnë të pastrojnë detin mesdhe të mbushur plotë naftë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 16:38
Ilustrim

Autoritete detare franceze dhe italiane kanë filluar të pastrojnë detin mesdhe pas derdhjes së naftës e cila u përhap 20 kilometra, pasi dy anije mallrash u përplasen në veri të ishullit të Korzikës.

Rojet bregdetare  thanë të hënën se është duke rimarrë disa nga materialet e ndotura, dhe janë duke e monitoruar derdhjen mes ndryshimit të kushteve të motit.

Një anije mallrash tuniziane shpërtheu kur goditi anijen qipriote, gjatë përplasjes të së dielës, duke shkaktuar rrjedhje të karburantit. Askush nuk u lëndua.

Një zëdhënës i autoriteteve detare rajonale franceze tha se pastrimi filloi të hënën në mëngjes të karburantit që është përhapur 20 kilometra.

Zyrtarë francez thanë anijet franceze dhe italiane dhe ekspertët e naftës po tërheqin një pengesë lundruese për të mbajtur vajin, dhe pastaj do të përdorin një pajisje ajrimi për të thithur karburantin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat