Shpërthim i fuqishëm në Bosnjë, raportohet edhe për të lënduar

Evropë

Shpërthim i fuqishëm në Bosnjë, raportohet edhe për të lënduar

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 22:58
Shpërthim i fuqishëm në Bosnjë, raportohet edhe për të lënduar

Rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Bosanski Brod, vend që ndodhet në veri të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas mediave lokale, ende nuk ka informacione për viktima të mundshme dhe për shkakun e shpërthimit.

Ilija Joviçiç, kryetari i bashkisë, u ka thënë mediave se të gjitha njësitë e zjarrfikësve tanimë gjenden në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, ai ka konfirmuar se kishte një shpërthim dhe se kishte disa punëtorë të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat