Vendet e BE-së kërkojnë uljen me 35% të emetimeve të makinave, nga viti 2030

Evropë

Vendet e BE-së kërkojnë uljen me 35% të emetimeve të makinave, nga viti 2030

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Vendet e Bashkimit Evropian, duke shprehur shqetësim rreth një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi ngrohjen globale, ranë dakord të martën për të kërkuar një ulje prej 35 përqind në emetimet e makinave deri në vitin 2030.

Takimi i ministrave të mjedisit të BE-së në Luksemburg zgjati për më shumë se 13 orë, deri në mesnatë, për të arritur një kompromis mbi çështjen e emetimit të gazrave, e cila përplaste idenë e zvogëlimit të ndotjes me atë të ruajtjes së konkurrencës së industrisë.

Rregullat përfundimtare tani do të hidhenn në bisedime, që do fillojnë të mërkurën me dy organet e tjera ligjvënëse të BE-së: Parlamenti Europian, i cili po kërkon një objektiv më ambicioz klimatik dhe Komisioni Evropian, i cili propozoi një ulje më të lehtë.

Në një deklaratë të përbashkët më herët, ministrat e BE shprehën shqetësim të thellë lidhur me një raport të OKB-së, që bënte thirrje për veprim të shpejtë dhe të pashembullt për të ndalur ngrohjen globale.

Disa vende kishin kërkuar një reduktim më të lartë prej 40 për qind në emetimet e makinave, në përputhje me objektivat e mbështetura nga ligjvënësit e BE-së javën e kaluar, ndërsa Irlanda dhe Holanda shprehëin zhgënjim me marrëveshjen e arritur.

Gjermania, me sektorin e saj të automobilave, kishte mbështetur një propozim ekzekutiv të BE-së për një ulje prej 30 përqind për flotën e makinave dhe furgonave të rinj deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e 2021. Edhe më herët Gjermania kishte paralajmëruar se objektivat tepër sfiduese rrezikonin dëmtimin e industrisë dhe vendeve të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat