Papa Françesku pranon dorëheqjen e kardinalit të Uashingtonit

Evropë

Papa Françesku pranon dorëheqjen e kardinalit të Uashingtonit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 19:08
Papa Françesku pranon dorëheqjen e kardinalit të Uashingtonit

Papa Françesku pranoi dorëheqjen e kardinalit të Uashingtonit Donald Wuerl, që rezulton të jetë i përfshirë në skandalin e abuzimeve seksuale që kanë tronditur kishën katolike.

Donald Wuerl e mori detyrën këtë vit duke zëvendësuar kardinalin Theodore McCarrick, kryepeshkopin e Uashingtonit i akuzuar për abuzime seksuale.

Megjithatë ai ndodhej nën mbikëqyrje lidhur me trajtimin e rasteve të abuzimit seksual kur ishte peshkop i Pitsburgut në Pensilvani mes viteve 1988-2006.

Sipas gjetjeve të një jurie të madhe të Pensilvanisë, të bëra publike në muajin gusht, më shumë se 300 priftërinj katolikë kanë abuzuar seksualisht me të paktën 1 mijë fëmijë gjatë 70 viteve të fundit dhe udhëheqësit e kishës kanë bërë çmos për t’i mbuluar ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat