Di Maio: Qeveria do të miratojë buxhetin të hënën

Evropë

Di Maio: Qeveria do të miratojë buxhetin të hënën

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 07:13
Luigi Di Maio

Qeveria italiane do të miratojë buxhetin e 2019-ës të hënën, pesë ditë përpara afatit zyrtar për paraqitjen e paketës financiare në parlament, tha zëvendëskryeministri Luigi Di Maio.

Qeveria ka publikuar tashmë objektivat financiare që do të sigurojnë kuadrin për buxhetin, teksa është përballur me kritika nga Komisioni Europian për planet për të trefishuar deficitin fiskal për 2019-ën.

Ministrat kanë thënë se Brukseli duhet të rezervojë gjykimin, derisa të zbulohen detajet e plota të buxhetit, që vetëm pasi të miratohet në qeveri, do të mund të dërgohet në Parlament dhe në Komisionin Europian.

“Javën e ardhshme, të hënën, kabineti do të miratojë buxhetin, i cili pastaj do të dërgohet në Bruksel dhe në parlament”, tha Di Maio, i cili kryeson Lëvizjen anti-establishment 5 Yjet dhe që qeveris me Ligën e krahut të djathtë.

Sipas ligjit italian, qeveria ka afat deri më 20 tetor të miratojë një buxhet dhe të kalojë projektligjin në parlament për shqyrtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat