Spanjë, mbyten 3 emigrantë dhe shpëtohen qindra të tjerë

Evropë

Spanjë, mbyten 3 emigrantë dhe shpëtohen qindra të tjerë

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 07:15
Ilustrim

Shërbimi i Shpëtimit Detar në Spanjë njoftoi se 3 persona u mbytën dhe 354 të tjerë u shpëtuan në ujërat territoriale spanjolle, gjatë ditës së premte.

Spanja është bërë pika kryesore e hyrjes për migrantët që ikin nga Afrika për të kërkuar një jetë më të mirë në Evropë, duke kapërcyer Italinë dhe Greqinë, pasi qeveria e re populiste e Italisë refuzon të pranojë anije shpëtimi.

Roja Bregdetare Spanjolle gjeti 3 persona të mbytur, ndërsa që nga pasditja e së premtes, një total prej 354 personash nga nëntë anije të ndryshme, u shpëtuan në ujërat spanjolle.

Paraprakisht, autoritetet spanjolle thonë se nuk kanë arritur të identifikojnë emrat dhe origjinën e të mbyturve, gjë që pritet të ndodhë në orët në vijim.

Përllogaritet se rreth 35,218 emigrantë kanë hyrë në Spanjë këtë vit deri në fund të shtatorit, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Kjo është më shumë se trefishi i numrit për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat