Katër çështjet kryesore të fazës finale të negociatave për Brexit

Evropë

Katër çështjet kryesore të fazës finale të negociatave për Brexit

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 06:31
Foto ilustruse

Londra dhe Bruksel nuk kanë qenë kurrë kaq pranë finalizimit të negociatave të Brexit, por të dyja palët i druhen një dështimi në pjesën e fundit dhe më të rëndësishme të sprovës, përpara samitit europian që pritet të nisë të mërkurën në mbrëmje në Bruksel.

Ndërkohë, negociatat po vazhdojnë “ditë e natë” sipas një diplomati europian, për të kapërcyer pengesat e fundit, veçanërisht zgjidhjen e çështjes delikate të kufirit irlandez.

Çfarë lloj marrëveshjeje? –

Pjesa më e madhe e negociatave kanë të bëjnë me organizimin e një shkëputjeje “të rregullt”, me prishjen e lidhjeve të vendosura prej më shumë se 40 vitesh të anëtarësimit të Britanisë së Madhe.

Këto çështje duhet të zgjdhjen në traktatin e largimit, rast i paprecedentë në historinë e BE-së, që duhet të përfundohet sa më shpejt që të jetë e mundur për t’i dhënë kohë parlamenteve europianë dhe britanikë për ta ratifikuar deri në fund të marsit.

-Deri në ç’pikë paraqiten negociatat ?

“Pjesa më e madhe e marrëveshjes së tërheqjes nga 80 deri në 85% është objekt i një dakortësie dypalëshe”, pohoi të mërkurën kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.

Të dyja palët kanë rënë dakord tashmë mbi të drejtat e emigrantëve në të dy anët e La Manshit pas Brexit. Ata gjithashtu përcaktuan thelbin e “rregullores financiare” të divorcit, e shprehur më konkretisht të dhjetëra miliarda eurove që do të duhet të paguajë Londra në adresë të BE-së.

– Cili është problemi me Irlandën ?

Të dy palët ranë dakord për të shmangur rikthimin e një kufiri fizik midis provincës britanike të Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, për të mbrojtur marrëveshjet e së ”Premtes së Shenjtë” që i dha fund tre dekada tensione.

-Çfarë zgjidhje ?-

Nga pala europiane, negociatorët po përpiqen të “çdramatizojnë” “backstop” (frenimin) për të hequr dyshimet dhe frikërat e qeverisë britanike dhe partisë së vogël unioniste të Irlandës së Veriut DUP, e nevojshme për të patur shumicën në parlament.

Michel Barnier siguroi se pjesa më e madhe e kontrolleve mes Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe mund të bëhet “në bordin e trageteve dhe anijeve kontejnerë mbajtëse” si dhe në “ambjentet e bizneseve”.

Sipas shtypit britanik, një ide tjetër në tryezë do të ishte zgjatja e periudhës së tranzicionit post-Brexit përtej dhjetorit 2020, përcjell Atsh.

Kjo do të ofronte më shumë kohë për të negociuar marrëdhëniet e ardhshme midis BE-së dhe Londrës, duke hequr kështu mundësinë e zbatimit të ”backstop-it” (frenimit) … por që rrezikon të krijojë pakënaqësinë e mbështetësve pro një shkëputjeje të shpejtë të Britanisë së Madhe me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat