Ekuadori u përpoq të nxirrte Assange nga Londra si "diplomat"?

Evropë

Ekuadori u përpoq të nxirrte Assange nga Londra si "diplomat"?

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 13:40
Ilustrim

Dokumente të sapo zbuluara tregojnë se qeveria ekuadoriane kishte bërë përpjekje të pazakontë që themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, "ta tërheqë" nga ambasada e vendit në Londër, duke e shpallur si diplomat në Moskë.

Dokumenti i publikuar nga deputeti i opozitës në Parlamentin e Ekuadorit Paolo Vintimilja konfirmon shkrimin e fundit të Guardian se Ekuadori vitin e kaluar u përpoq të bëjë një "manovër", raporton AP.

Diplomatët rusë e kanë quajtur historinë "false", por dokumentet tregojnë se Assange ishte emëruar për "këshilltar politik" në Ambasadën e Ekuadorit në Moskë.

Ky plan u shpërbë pasi britanikët vunë veto mbi statusin diplomatik të Assange.

Në dokumentin e Foreign Office britanik të 21 dhjetorit thuhet se zyrtarët britanikë nuk e konsiderojnë Julian Assange "të pranueshëm për një mision".

Sipas deklaratës, Wikileaks, Ambasada Ruse dhe Foreign Office nuk ishin në dispozicion për komente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat