Merr fund ngërçi në Federatën Italiane, zgjidhet presidenti i ri

Evropë

Merr fund ngërçi në Federatën Italiane, zgjidhet presidenti i ri

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 19:04
Gabriele Gravina

Është zgjidhur më në fund ngërçi i krijuar në Federatën Italiane të Futbollit, FIGC, e cila prej më tepër se një vit ka pasur problem në zgjedhjen e një emri që do ta drejtonte për vitet e ardhshme. Mos kualifikimi për Rusi 2018 solli edhe largimin e Carlo Tavecchio.

Gabriele Gravina, kandidati i vetëm për president i FIGC, është zgjedhur thuajse unanimisht në këtë detyrë në Asamblenë e federatës që u mbajt në Romë. Gravina mori 97.20% të votave.

Në fjalën e tij, presidenti i sapozgjedhur premtoi se për futbolli italian do të marrë drejtimin e duhur.

“Falënderoj të gjithë ata që më votuan dhe mbështetën. Kemi shpenzuar shumë energji për këtë konsensus. Me ju dua të ndryshoj drejtimin e futbollit. Duam një rritje maksimale dhe profesionale. Do të përgjigjemi me fakte. Eshtë projekt ambicioz. Besoj te ju, duhet të vazhdojmë përpara”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat