Bullgaria konfiskon para false në vlerë prej 14.3 milionë dollarësh

Evropë

Bullgaria konfiskon para false në vlerë prej 14.3 milionë dollarësh

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 19:28
Ilustrim

Autoritetet bullgare kanë bastisur një dyqan ku dyshohej se prodhoheshin para false. Gjatë këtij aksioni, janë konfiskuar kartëmonedha false euro dhe dollarë në vlerë prej mbi 14,3 milionë dollarësh, ka njoftuar Ministria e Brendshme bullgare.

Forcat speciale për luftimin e krimit të organizuar kanë bastisur bodrumin e një hoteli në vendpushimin Sunny Beach dhe kanë konfiskuar paratë false dhe janë arrestuar katër persona.

“Nga dyqani që përdorej për printimin e kartëmonedhave dhe në vende të tjera, janë konfiskuar monedha false në vlerë prej mbi 11 milionë euro dhe rreth 1,7 milionë dollarë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Aksioni i forcave speciale bullgare erdhi pas një hetimi 10-mujor të mbështetur nga Europoli dhe inteligjenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat