Trupin ia kishin ndarë në 15 copa, Princi: Nuk e kuptoj pse gjithë ky reagim?

Evropë

Trupin ia kishin ndarë në 15 copa, Princi: Nuk e kuptoj pse gjithë ky reagim?

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 21:06
Princi i Kurorës, drejtuesi i vendit të pasur me naftë, duket se nuk e kupton akoma se përse ka kaq shumë reagime për vrasjen e një gazetari.

Historia e zhdukjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi është lajmi kryesor në të gjithë median ndërkombëtare prej ditësh të tëra. Turqia thotë se Khashoggi, që u fut në konsullatën saudite në Stamboll, është torturuar dhe vrarë.

Edhe Arabia Saudite ka nisur të pranojë se gazetari kritik me regjimin është vrarë.

Por Princi i Kurorës, drejtuesi i vendit të pasur me naftë, duket se nuk e kupton akoma se përse ka kaq shumë reagime për vrasjen e një gazetari.

Sipas Wall Street Journal, burimet thonë se Mohammed bin Selman është shokuar kur ka parë se vrasja e gazetarit ka provokuar kaq shumë zemërim ndërkombëtar.

Ai madje ka telefonuar edhe këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner për ta pyetur se përse ka kaq shumë reagime. Princi i Kurorës është zemëruar që kjo çështje po i kthehet në një krizë diplomatike.

Ndërkohë hetuesit turq kanë kontrolluar sërish ambientet e konsullatës, në përpjekje për të zbulaur gjurmë nga trupi i gazetarit.

Gazetat turke shkruajnë se gazetari është torturuar mu në zyrën e konsullit. Në fund, trupi i tij është ndarë në 15 copa nga një ekspert i mjekësisë ligjore. Dyshohet se trupi i tij është hedhur në një zonë në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat