Vendosja e standardit të ri WLTP ndikon në rënien e shitjes së veturave në BE

Evropë

Vendosja e standardit të ri WLTP ndikon në rënien e shitjes së veturave në BE

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 13:57
Ilustrim

Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Evropian në shtator ranë me 23.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017.

Volkswagen Group nuk është i vetmi që ka shënuar rënie drastike në shitjet e automjeteve në Evropë në muajin e kaluar, por pothuajse të gjithë prodhuesit e makinave janë prekur.

Arsyeja kryesore për rënien e shitjeve është vendosja e standardit të ti për matjen e emetimit të gazrave të dëmshme WLTP, e cila hyri në fuqi në shtator 2018.

WLTP shkaktoi dhimbje koke për shumë prodhues të makinave, të cilët u detyruan të pezullonin përkohësisht shitjen e disa modeleve që nuk plotësonin standardet e reja për shkak të ndryshimeve në standardet e emetimit. Në mesin e "viktimave" janë XJR575 Jaguar, Audi RS3, Volkswagen Golf GTI, SEAT Leon Cupra, Peugeot 308 GTI dhe shumë të tjerë.

Ndërsa 1,427,013 makina të reja u shitën në BE në shtator 2017, në të njëjtin muaj të vitit 2018 u shitën vetëm 1,091,220. Megjithatë, nëse shikojmë periudhën aktuale të vitit janar-shtator, shitjet e automjeteve në Bashkimin Evropian janë rritur me 2.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Një rritje e lehtë e shitjeve në baza vjetore ishte kryesisht për shkak të rezultateve të shkëlqyera të shitjeve në muajin gusht, kur shitjet u rritën me 31.2 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rritja e shitjeve të gushtit ndodhi gjithashtu për shkak të futjes së standardit WLTP, pasi shumë konsumatorë nxituan për të blerë makina para se të hyjë në fuqi në shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat