KE refuzon buxhetin e Italisë, Roma ka tri javë afat

Evropë

KE refuzon buxhetin e Italisë, Roma ka tri javë afat

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:24
Ilustrim

Komisioni Evropian kundërshtoi buxhetin italian për 2019 dhe i kërkoi Romës të paraqesë një dokument të ri brenda tre javësh, njoftoi agjencia italiane e lajmeve AGI sot, duke cituar burime në Bashkimin Evropian.

Komisioni do të mbajë një konferencë shtypi pasdite për të njoftuar zyrtarisht vendimin.

Qeveria italiane e koalicionit, e përbërë nga Liga e Djathtë dhe Lëvizja 5 Yje, ka hyrë në një mosmarrëveshje me Brukselin lidhur me çështje fiskale dhe planin e buxhetit të paraqitur këtë muaj, që parashikon rritje të deficitit në 2.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Komisioni kishte hedhur poshtë buxhetin e propozuar të Italisë, duke deklaruar se deficiti dhe shpenzimet e parashikuara nuk ishin në përputhje me mbajtjen e borxhit nën kontroll.

Kjo është hera e parë që një ekzekutiv i BE-së hedh poshtë buxhetin e një shteti anëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat