Tusk: Samiti i posaçëm për Brexit, pas përparimit vendimtar

Evropë

Tusk: Samiti i posaçëm për Brexit, pas përparimit vendimtar

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:05
Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha sot në Parlamentin Evropian se do të jetë gati të thërrasë një samit të veçantë për Brexit kur negociatorët të thonë se ka pasur "progres vendimtar" drejt arritjes së marrëveshjes.

Tusk kujton se krerët e BE ranë dakord të takohen përsëri për të konfirmuar marrëveshjen, nëse kryenegociatori Michel Barnier vlerëson se është bërë përparim i mjaftueshëm në arritjen e një marrëveshjeje.

Takimi i planifikuar për 17 dhe 18 nëntor është ende në pritje, raporton Reuters.

"Unë jam gati për të thirrur një Këshill Evropian, nëse dhe kur negociatori evropian të thotë se është bërë progres vendimtar. Bisedimet për Brexit janë duke vazhduar me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje. Askush nuk dëshiron që ata të dështojnë. Britania e ka bërë të qartë se ajo ka nevojë për më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje të saktë", tha Tusk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat