Kurz: Perspektiva evropiane e Ballkanit është më e mirë se kurrë

Evropë

Kurz: Perspektiva evropiane e Ballkanit është më e mirë se kurrë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:13
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, tha se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor duket më e mirë se kurrë.

Ai i bëri këto komente në Budvë të Malit të Zi, teksa hapi një konferencë për ekonominë.

Kurz tha se është i sigurt se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë pas anëtarësimit të vendeve të Ballkanit.

"Këto nuk janë ëndrra; është rrugë reale", tha kancelari austriak.

"Austria është e interesuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të futen në BE, por edhe për bashkëpunimin ekonomik", tha ai.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se qytetarët e Ballkanit Perëndimor besojnë në BE.

"Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk hyjnë në BE, do të kemi një rajon të paqëndrueshëm", tha Gjukanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat