Gjykata e Lartë e Spanjës urdhëron gjykimin e ish udhëheqësve katalanas për organizim të referendumit

Evropë

Gjykata e Lartë e Spanjës urdhëron gjykimin e ish udhëheqësve katalanas për organizim të referendumit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:12
Oriol Junqueras

Gjykata e Lartë e Spanjës ka urdhëruar që 18 ish-udhëheqësit katalanas të gjykohen për rolin e tyre në shpalljen e pavarësisë së regjionit vitin e kaluar.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, gjykata tha se nëntë ish udhëheqës të burgosur, duke përfshirë ish-nënkryetarin e Katalonjës, Oriol Junqueras, duhet të gjykohen për rebelim, i cili përbën një dënim me burg deri në 25 vjet.

Prokurori publik i Spanjës pritet të formalizojë akuzat kundër 18 individëve brenda pesë ditëve të ardhshme. Gjykimi ka gjasa të fillojë vitin e ardhshëm.

Ish presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili është në megrim të vetë-imponuar në Belgjikë, nuk është pjesë e grupit që pritet të dalë në gjyq, sepse Spanja nuk i lejon gjyqet në mungesë.

Puigdemont luajti një rol kyç në një përpjekje seperatiste e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë më 27 tetor, vitin e kaluar pas një referendum të ndaluar për t’u shkëputur nga Spanja, i cili u shkatërrua nga dhuna.

Gjykata e Lartë e Spanjës urdhëron gjykimin e ish udhëheqësve katalanasQeveria e Katalonisë kishte thënë se 90% e votave ishin për pavarësi, por pjesëmarrja ishte më pak se 50%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat