Kërcënohet Ambasada amerikane në Berlin

Evropë

Kërcënohet Ambasada amerikane në Berlin

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:14
Berlin

Policia e Berlinit njoftoi sot se Ambasada amerikane në Gjermani mori një letër tjetër nga një person që kishte kërcënuar më parë ambasadën me një letër me pluhur të bardhë që më vonë u zbulua se nuk ishte e dëmshme.

Zëdhënësja e policisë Valeska Jakubowski tha se policia sot po shqyrton letrën e dërguar pasi ambasada e kuptoi se dërguesi ishte i njëjti njeri që kishte dërguar letra në adresë vitin e kaluar.

Jaukobowski theksoi se letra e fundit nuk përmban asnjë kërcënim. Sipas saj, 54- vjeçari pas të gjitha letrave më parë ishte akuzuar për shqetësim, por gjykimi nuk ishte iniciuar kundër tij, pasi ai ishte psikologjikisht i papërshtatshëm.

Një zëdhënëse e policisë së Berlinit vuri në dukje se ky rast nuk lidhet me pajisjet shpërthyese të dërguara demokratëve dhe CNN ditët e fundit në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat