Draghi zbulon kushtin që BQE të ndihmojë ekonominë italiane - Bota Sot
Draghi zbulon kushtin që BQE të ndihmojë ekonominë italiane

Evropë

Draghi zbulon kushtin që BQE të ndihmojë ekonominë italiane

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 06:10
Komisioni Europian hodhi poshtë këtë javë projektbuxhetin e vitit 2019 të Italisë.

Italia do të duhet të sigurojë një plan shpëtimi nga Bashkimi Europian, nëse dëshiron të marrë ndonjë ndihmë nga Banka Qendrore Evropiane, për të ulur kostot e saj të huamarrjes në tregjet financiare, tha Presidenti i BQE Mario Draghi të enjten.

Komisioni Europian hodhi poshtë këtë javë projektbuxhetin e vitit 2019 të Italisë, duke thënë se ai ka shkelur rregullat fiskale të BE-së mbi shpenzimet publike dhe i ka kërkuar Romës të paraqesë një projekt të ri brenda tre javësh, ose të përballet me masa disiplinore, që mund të shkaktojnë largimin e investitorëve nga obligacionet italiane.

Duke konfirmuar zërat që kishin dalë më herët këtë muaj, Draghi tha se BQE do të merrte pjesë në shpëtimin e Italisë, vetëm nëse vendi nënshkruan një program rregullimi me Mekanizmin Europian të Stabilitetit (ESM), gjuha politike për një shpëtim me receta të rrepta të politikave.

Kjo do të hap rrugën për BQE-në për të blerë bono italiane në treg, përmes të ashtuquajturave Transaksionet e Drejtpërdrejta Monetare (OMT) – një mjet i shpallur në kulmin e krizës së borxheve në 2012-ën dhe ende i papërdorur.

“Ajo që është në dispozicion për BQE dhe që mund ta përdorë drejt një vendi të veçantë, është OMT,” tha Draghi në një konferencë shtypi pas një takimi të Këshillit Drejtues të BQE-së.

“Dhe OMT është subjekt i një programi me ESM dhe gjithashtu është subjekt i vlerësimit nga Këshilli Drejtues, që ndërmarrja e OMT nuk paragjykon politikën monetare për të gjithë zonën e euros”, shtoi ai.

Yield-et e obligacioneve të Italisë arritën një nivel të ulët javën e kaluar, pasi investitorët u shqetësuan se debatet midis Romës dhe Komisionit Europian mund të shtynin përfundimisht ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës, jashtë bllokut të monedhës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...