Protestë kundër mbeturinave në Romë - Bota Sot
Protestë kundër mbeturinave në Romë

Evropë

Protestë kundër mbeturinave në Romë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 22:10
Ilustrim

Mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Romë të pakënaqur me situatën në kryeqytetin italian, pasi sipas tyre, rrugët janë të mbushura me mbeturina.

Demonstruesit thanë se ishin veçanërisht të zemëruar ndaj kryetares së bashkisë, Virginia Raggi, e cila sipas tyre, nuk ka arritur t’i mbajë premtimet parazgjedhore.

"Unë jam 66 vjeç dhe nuk e kam parë kurrë këtë qytet më të ndotur, më të çorganizuar", thotë një nga demonstruesit, Franco Monti.

Kurse kryebashkiakja, Virginia Raggi, e cila është anëtare e Lëvizjes Pesë Yje, thotë se ka nevojë për më shumë kohë për t’i zgjidhur problemet e grumbulluara.

Për shkak të grevës së pastruesve të qytetit, janë grumbulluar mbeturinat në qytet dhe qytetarët janë të pakënaqur me këtë.

Po ashtu protestuesit kanë treguar se janë të pakënaqur me transportin e qytetit dhe shërbime të tjera komunale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...