Scholz: Merkel nuk do të tërhiqet në rast se humbet zgjedhejt në Hese

Evropë

Scholz: Merkel nuk do të tërhiqet në rast se humbet zgjedhejt në Hese

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 16:10
Angela Merkel dhe Olaf Scholz

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz tha se kancelarja Angela Merkel nuk do të tërhiqet në rast se partia e saj konservatore Unioni Kristian Demokrat (CDU) regjistron një rezultat negativ në zgjedhjet që po zhvillohen në landin Hese.

Gjatë një fjalimi në Hamburg, Scholz i pratisë së qendrës së majtë SPD tha se “nuk jam një zëdhënës i Merkelit, por ajo ka thënë para publikut se është zgjedhur për një periudhë të plotë legjislative”.

Në fakt ka pasur shumë spekulime se nëse CDU-ja dështonte në zgjedhejt në Hese mund të ndryshonte panet e Merkelit për të qëndruar sërish si kryetare e VDU-së në kongresin e partisë në dhjetor. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat