Ministri i Financave nuk besonte që Merkel mund të dorëhiqej nga CDU

Evropë

Ministri i Financave nuk besonte që Merkel mund të dorëhiqej nga CDU

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:43
Olaf Scholz dhe Angela Merkel

Në vazhdën e raporteve për dorëheqje nga CDU të kancelares Angela Merkel, Ministri gjerman i Financave, Olaf  Scholz, një ditë më parë tha se ajo nuk do të bënte veprim të tillë edhe nëse partia e saj konservatore Unioni Kristian Demokrat, do regjistronte një rezultat negativ në zgjdhjet që u zhvilluan në landin Hese.

Këto deklarata Scholz i bëri gjatë një fjalimi në Hamburg, derisa tha se ”nuk jam zëdhënës i Merkel, por ajo pati thënë para publikut se është zgjedhur për një periudhë të plotë legjislative”.

Sipas raporteve të fundit, Kancelarja Angela Merkel pritet të dorëhiqet nga udhëheqja e CDU-së.

Kjo gjë pritej pasi planet e Merkel në CDU vareshin nga zgjedhjet në Hese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat