Aeroporti i ri i Stambollit plotësisht i gatshëm deri në vitin 2028

Evropë

Aeroporti i ri i Stambollit plotësisht i gatshëm deri në vitin 2028

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:26
Aeroporti i ri i Stambollit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sot se aeroporti i ri i Stambollit, i cili tani është i hapur pas fazës së parë të ndërtimit, do të përfundojë plotësisht, me të gjitha përmbajtjet e tij, deri në vitin 2028.

"Ky aeroport do të vazhdojë të zgjerohet në 10 vitet e ardhshme, dhe të gjitha katër fazat e projektit dhe të gjitha shërbimet shtesë do të përfundojnë", tha Erdogan në ceremoninë e hapjes të aeroportit, ku morën pjesë burrështetasit e shquar nga e gjithë bota, përfshirë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Aeroporti i ri i Stambollit është projektuar të jetë më i madhi në botë dhe do të jetë në gjendje të pranojë 200 milion pasagjerë vjetor.

Ai është hapur në shënimin e 95-vjetorit të Ditës së Republikës së Turqisë.

"Sot po festojmë hapjen e njërit prej aeroporteve më të mëdha në botë, që fillon të punojë. Turqia do të jetë një simbol i prosperitetit pasi është ndër 10 ekonomitë më të mëdha të botës dhe do të jetë një simbol i paqes në rajon, tha Erdogan.

Ai vuri në dukje se aeroporti i ri i Stambollit është një aeroport "i zgjuar" që përdor inteligjencën artificiale dhe ka një ndërtesë energjike që kursen energji.

Siç tha ai, aeroporti i Ataturkut do të mbyllet për fluturime të rregullta pasagjerësh kur aeroporti i ri i Stambollit të jetë plotësisht funksional, dhe do të përdoret për nevoja të tjera.

Ai shtoi se vlera e projektit është rreth 10 miliardë euro dhe se shteti do të marrë të ardhura nga  koncesioni më shumë se 30 miliardë euro së bashku me tarifat e mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat