Macron nuk e fsheh admirimin për Merkel: Udhëheq me shumë guxim - Bota Sot
Macron nuk e fsheh admirimin për Merkel: Udhëheq me shumë guxim

Evropë

Macron nuk e fsheh admirimin për Merkel: Udhëheq me shumë guxim

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 06:16
Angela Merkel dhe Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se i kishte folur Angela Merkelit për miqësinë dhe admirimin e tij ndaj saj, pasi drejtuesja gjermane tha më parë se mandati i saj i katërt si kancelare do të ishte edhe i fundit.

“Ajo u detyrua të përballet me shumë sfida, kriza emigrantësh, si dhe kriza financiare, por ajo kurrë nuk harroi se çfarë vlerash qëndronin në Evropë dhe udhëhoqi e po udhëheq vendin e saj me shumë guxim”, tha Macron gjatë një konference shtypi me Kryeministrin etiopian.

Angela Merkel do të largohet nga posti i kancelares në vitin 2021. Gruaja e fortë e Europës e mori vendimin pas humbjeve të thella në zgjedhjet rajonale të Hessenit këtë fundjavë, perfomanca më e fundit e dobët e partive të koalicionit të saj qeverisës.

“Si kancelare dhe si kryetare e CDU-së unë mbaj përgjegjësi të plotë për sukseset dhe për dështimet. Rezultati I zgjedhjeve ne Hessen ishte i hidhur dhe zhgënjyes; dega e partisë atje duhet të kishte dalë më mirë”, u shpreh ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...