Stoltenberg: Vendosja e raketave ruse kërcënon marrëveshjen

Evropë

Stoltenberg: Vendosja e raketave ruse kërcënon marrëveshjen

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 14:04
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se vendosja e raketave të reja bërthamore ruse në Evropë po minon një marrëveshje të rëndësishme të kontrollit të armëve.

Ai me këtë rast shprehu besimin se Rusia dhe aleatët perëndimorë do të veprojnë me respekt të ndërsjellë gjatë ushtrimeve ushtarake që të dyja palët kryejnë në ujërat pranë Norvegjisë .

"Problemi është vendosja e raketave të reja ruse, nuk ka raketa të reja amerikane në Evropë, por ka më shumë raketa ruse të afta për të mbartur raketa bërthamore dhe raketa të tilla janë të rrezikuara nga marrëveshja INF, andaj i bëjmë thirrje Rusisë për të siguruar pajtueshmërinë e saj me marrëveshjen", tha Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat