OKB: Të habitur dhe të zhgënjyer nga tërheqja e Austrisë prej Paktit të Emigracionit

Evropë

OKB: Të habitur dhe të zhgënjyer nga tërheqja e Austrisë prej Paktit të Emigracionit

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 06:12
Pakti Global për Emigracion të Sigurt, të Rregullt dhe të Kontrolluar, është miratuar në korrik nga të 193 vendet anëtare të organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Vendimi i Austrisë dhe Hungarisë për t’u tërhequr nga një marrëveshje e Organizata e Kombeve të Bashkuara, mbi mënyrën e menaxhimit të emigracionit, është i çuditshëm dhe i gabuar”, tha të mërkurën përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së për Emigracionin Ndërkombëtar Louise Arbor.

Pakti Global për Emigracion të Sigurt, të Rregullt dhe të Kontrolluar, është miratuar në korrik nga të 193 vendet anëtare të organizatës së Kombeve të Bashkuara, përveç Shteteve të Bashkuara, të cilat u tërhoqën që vitin e kaluar.

Hungaria vendosi të tërhiqej po në muajin korrik, ndërsa gjatë ditës së djeshme, edhe kancelari austriak Sebastian Kurz tha se vendi i tij nuk do të bashkohej marrëveshjes. Vlen të theksohet se edhe Polonia po konsideron gjithashtu të tërhiqet.

Louise Arbor, një ish-shef i të drejtave të njeriut i OKB-së, tha se kishte keqardhje që shihte tërheqjet këtyre shteteve, pasi e gjithë OKB-ja kishte arritur të gjejë një bazë të përbashkët, dhe Austria, një pjesëmarrëse aktive në negociata, duhet të jetë e kënaqur me tekstin dhe mund të shprehë lehtë çdo rezervë të mbetur.

“Ajo që unë gjithashtu e shoh sinqerisht paksa zhgënjyese, është se shumë arsye që janë të paraqitura për të justifikuar tërheqjen, janë ose të gabuara, ose nuk pasqyrojnë atë që kjo marrëveshje globale kërkon të bëjë”, tha Arbor.

Pakti ishte jo-detyrues dhe në asnjë mënyrë nuk shkeli sovranitetin e shtetit dhe sugjerimet në Austri se mund të çonin drejt një “të drejte të njeriut për të migruar” ishin të pabazuara, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat