Ankaraja heq nga lista e sanksioneve dy ministra amerikanë

Evropë

Ankaraja heq nga lista e sanksioneve dy ministra amerikanë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Turqia ka hequr nga lista e sanksioneve dy ministra amerikanë, njoftoi sot Ministria turke e Punëve të Jashtme.

“Ndalimi për prokurorin e përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions dhe sekretarin amerikan për Sigurinë e Brendshme, Kirstjen Nielsen për të ardhur në Turqi si dhe bllokimi i aseteve të tyre në vend është hequr”, tha në një deklaratë zëdhënësi Hami Aksoy.

Ky vendim erdhi pasi Thesari i SHBA-së hoqi dy ministrat turq nga lista e sanksioneve, sipas një publikimi në faqen zyrtare të departamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat