Dy persona të plagosur pas sulmit me thikë në Londër

Evropë

Dy persona të plagosur pas sulmit me thikë në Londër

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:34
Policia në Londër, foto ilustruese.

Policia në Britani ka thënë se dy persona janë therur me thikë të premten në një incident në qendër të Londrës, derisa zyrtarët e armatosur kanë shkuar në skenën ku ka ndodhur incidenti, përkatësisht në selinë e Sony Music në Kensington, transmeton Reuters.

Policia e Londrës ka thënë se ata kanë arrestuar një person, dhe se sulmi nuk është duke u trajtuar si terrorist.

“Zyrtarët, duke përfshirë zyrtarë të armatosur dhe shërbimet e ambulancës janë duke ofruar ndihmë”, ka thënë policia.

“Evakuimi është duke ndodhur vetëm si masë parandaluese. Dy persona janë therur me thikë dhe po presim që të kuptojmë gjendjen e tyre”, kanë shtuar zyrtarët policorë.

Pamjet në rrjetet sociale kanë shfaqur numër të madh të makinave policore në skenën e incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat