"Luftë" për ishullin e miliarderëve, dyshimet e policisë greke për vrasjen e bosit të mafias

Evropë

"Luftë" për ishullin e miliarderëve, dyshimet e policisë greke për vrasjen e bosit të mafias

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:41
Foto ilustrim -Vangelis Zambonis

Yanni Makris, një emër i njohur i nëntokës greke u vra dy ditë më parë në makinën e tij nga një breshëri e gjatë kallashnikovi. 

Policia e Athinës ka dërguar në laborator gëzhojat e armës të gjetura në vendin e ngjarjes, të cilat rezultojnë se janë nxjerrë nga një automatik i "pastër", ndërsa po kërkojnë edhe për shkaqet.

Fillimisht ata e lidhen me vrasjen e bosit tjetër të mafias, Vangelis Zambonis disa ditë më parë, ndërsa sëfundmi ka dalë në pah edhe një pistë tjetër, ajo e konkurrencës.

Makris, një miliarder që ka jetuar prej vitesh në Australi, kishte planifikuar të hapte një hotel luksoz në ishullin e miliarderëve të Greqisë, Mikonos ku thuhej se do të "thyente" tregun. 

Sipas policisë së Athinës, dyshohet se konkurrentët mund ta kenë ekzekutuar për të mos lejuar futjen e tij në treg dhe shkatërrimin e biznesneve të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat