Një rruge të Londrës i vihet në mënyrë simbolike emri i gazetarit saudit, Khashoggi

Evropë

Një rruge të Londrës i vihet në mënyrë simbolike emri i gazetarit saudit, Khashoggi

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 17:21
Londër

Një rruge në Londër, përgjatë Ambasadës së Arabisë Saudite iu vu për pak kohë emri i gazetarit, Khashoggi nga ”Amnesty Internationa” të premten në orën 13:14, pikërisht në orën e saktë kur gazetari saudit hyri në konsullatën e vendit të tij në Turqi para se të vritej atje, një muaj më parë.

Një aktiviste e OJQ-së për të Drejtat e Njeriut, Kristjan Benedikt u shpreh se u bë një muaj që Jamal është vrarë. Ky veprim shërben për të shprehur solidaritetin tonë me miqtë e Jamal dhe familjen e tij.

Aktivistë të ”Amnesty” mbuluan përkohësisht një tabelë parkingu në ”Curzon Street”, në zemër të Londrës, me një pllakatë rruge të ngjashme me një të vërtetë por që mbante mbishkrimin “Khashoggi Street” dhe logon e organizatës, me një qiri të rrethuar me tela me gjemba. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat