Bëri 'pakt vetëvrasje' me të dashurin, roja 'kacafytet' me vajzën për ta ndalur

Evropë

Bëri 'pakt vetëvrasje' me të dashurin, roja 'kacafytet' me vajzën për ta ndalur

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 13:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa roje sigurie luftuan me një vajzë për të ndalur që të bënte vetëvrasje.

Rojet filluan të luftojnë me adoleshenten për të shmangur atë që u quajt 'pakti i vetëvrasjes'.

I dashuri 14-vjeçares, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, u hodh nga çatia e qendrës tregtare El Corte Ingles dhe pjesë e planit ishte edhe hedhja e saj drejt vdekjes.

Riçard Fitzsimons, 16-vjeç, humbi jetën pasi u hodh nga maja e ndërtesës.

Por rojet e sigurisë arritën të ndalonin tragjedinë e rradhës.

Atyre iu desh një kohë e gjatë për të neutralizuar vajzën.

Drama e frikshme ndodhi pak para mesditës të premten.

Dy adoleshetët ishin nxënës në Kolegjin Aloha në Marbella dhe konsiderohet si një nga shkollat më të shtrenjta ndërkombëtare në zonë. Por deri tani nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat