Zbutet rënia e shitjeve të automjeteve në Britaninë e Madhe

Evropë

Zbutet rënia e shitjeve të automjeteve në Britaninë e Madhe

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 12:50
Britani e Madhe

Rënia drastike e regjistrimit vjetor të makinave të reja në Britani të Madhe muajin e kaluar është zbutur, por tregu vazhdon të mbetet nën presion për shkak të pasigurisë për fatin e automjeteve me naftë, njoftoi sot Shoqata britanike e automobilave.

Regjistrimi i makinave të reja në Britaninë e Madhe, në tetor ishte 2.9 për qind më e ulët se një vit më parë, ose 153.599 automjete, sipas Shoqatës Britanike të prodhuesve dhe shitësve të automjeteve (SMMT), raporton Reuters.

Ky është një përmirësim i ndjeshëm ndaj rënies vjetore prej 20.5 për qind nga shtatori.

Megjithatë, nëse shikohet periudha prej dhjetë muaj deri tetor, shitjet ishin 7.2 për qind më të ulëta se në të njëjtën periudhë më 2017, dhe arriti në 2.064 milionë automjete, e cila është një përmirësim i lehtë në krahasim me një rënie vjetore prej 7,5 për qind e regjistruar në nëntë muaj që përfundojnë në shtator.

"Ndryshimet rregullatore dhe konfuzioni mbi automjetet me naftë kanë lënë një shenjë në treg këtë vit," tha drejtori ekzekutiv i SMT, Mike House.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat