Vuçiq iu ofron femra serbe biznesmenëve turq

Evropë

Vuçiq iu ofron femra serbe biznesmenëve turq

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 21:59
Vuçiq dhe Erdogan

Shteti turk ka investuar jo pak në Serbi. Së fundi është duke u ndërtuar fabrika e tekstilit ‘Eurotay’ ku pritet të punësohen një numër të madh të grave nga të gjitha moshat.

Presidenti serb, Aleksandër Vucic në fjalën e tij para të pranishmëve gjatë vizitës që i bëri fabrikës në fjalë ditë më parë, dëgjohet duke i joshur investitorët turq me femra serbe.

‘Ju turqit që po kujdeseni për investimet në Serbi, kujdesuni edhe për gratë tona… dhe kujdesuni mirë për to’, dëgjohet duke thënë Vucic.

Fabrika e tekstilit “Eurotay”, e cila është duke u ndërtuar në Adran pranë Kralevës, do të punësojë 2.500 vetë dhe pritet të hapet në prill 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat