Athina shpallet Kryeqyteti Europian i Inovacionit 2018

Evropë

Athina shpallet Kryeqyteti Europian i Inovacionit 2018

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 22:20
Athina

Kryeqyteti i Greqisë u shpall sot Kryeqyteti Europian i Inovacionit 2018, gjatë një eventi të zhvilluar në Lisbonë në prani të kryebashkiakut të Athinës, George Kaminis.

“Ne treguam se gjërat mund të bëhen ndryshe, nëpërmjet partneritetit me pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe një projekt për qytetin”, deklaroi George Kaminis.

“Ky çmim i përket të gjithëve, veçanërisht atyre qytetarëve të Athinës që punuan me bashkinë për të tejkaluar krizën dhe, meqë fituesi i çmimit është kryeqyteti, atëherë ai i takon gjithë Greqisë”, shtoi kryebashkiaku.

Kandidatë të tjerë në këtë event ishin Tuluza (Francë), Hamburgu (Gjermani), Lëveni (Belgjikë), Umeo (Suedi) dhe Arhus (Danimarkë). /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat