Brukseli: Ende punë për një marrëveshje me Londrën

Evropë

Brukseli: Ende punë për një marrëveshje me Londrën

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 21:54
Ilustrim

Negociatori europian, Michel Barnier i gjykoi sot si të pamjaftueshme përparimet me Londrën për një marrëveshje mbi daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

“Është e qartë se duhet ende punë në negociatat e Brexit”, theksoi ai në një mesazh të publikuar nga profili i tij “Twitter” që nga Helsinki ku merr pjesë në kongresin e Partisë Popullore Europiane, ku është zëvendëspresident.

Nga ana tjetër presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk njoftoi sot se ka patur një bisedë telefonike me kryeministren britanike, Theresa May për të rishikuar avancimin e diskutimeve për Brexit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat