Veteranët kërkojnë që Rusia të hetohet për dërgimin e mercenarëve në luftë - Bota Sot
Veteranët kërkojnë që Rusia të hetohet për dërgimin e mercenarëve në luftë

Evropë

Veteranët kërkojnë që Rusia të hetohet për dërgimin e mercenarëve në luftë

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 10:25
Yevgeny Shabayev

Veteranët e ushtrisë ruse, siç raporton agjencia Reuters, do t’i kërkojnë Gjykatës Ndërkombëtare për Krime që të hetojë dërgimin e dyshuar tëRusisë të kontraktorëve civilë për të luftuar në Siri, Ukrainë dhe Afrikë.

Reuters ka cituar liderin e paramilitarëve rusë, Yevgeny Shabayev të ketë thënë se dhjetëra organizata të veteranëve rusë kanë në plan që t’i shkruajnë Fotou Bensouda, prokuror në gjykatën me bazë në Hagë, që heton krimet e luftës, rreth pretendimeve se Rusia ka rekrutuar civilë për të luftuar jashtë vendit.

Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat se ka dërguar civilë rusë për të luftuar përkrahë forcave qeveritare në Siri, në lindje të Ukrainës dhe gjetkë. Por, disa burime nga kontraktorët privatë thonë se mbi 100 civilë rusë janë vrarë vetëm në Siri.

Njëra prej kompanive më të famshme të mercenarëve në Rusi, ChVK Vagner, është në pronësi të oligarkut Yevgeny Prigozhin, i cili ka lidhje personale me presidentin rus, Vladimir Putin.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se mercenarët kryesisht janë veteranë që kanë luftuar në Siri dhe Ukrainë, por edhe në luftërat e mëparshme në Afganistan dhe Çeçeni.

“Rusët luftojnë jashtë vendit si ‘vullnetarë’ dhe nuk njihen zyrtarisht nga qeveria ruse”, i ka thënë Reuters Shabayev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...