Policia franceze arreston dy protestuese gjysmë lakuriq

Evropë

Policia franceze arreston dy protestuese gjysmë lakuriq

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 15:48
Policia franceze

Policia franceze arrestoi dy protestuese femra gjysmë lakuriq të dielën në Champs-Elysees, ku Franca po zhvillonte një ceremoni që shënonte 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Një nga gratë u arrestua vetëm disa metra larg autokolonës së Presidentit amerikan Donald Trump ndërsa po i afrohej vendit të ceremonive. Ajo kishte shkuar fjalët "Paqebërës të Rremë" mbi gjoksin e saj.

Femen, grupi radikal feminist me seli në Paris, duket se mori përgjegjësinë për protestën.

Udhëheqësja e grupit, Inna Shevçenko shkroi në Twitter: "Aktivistet e FEMEN-it e përshëndetën" kortezhin e @realDonaldTrump dy herë në rrugën e tij drejt Arkut të Triumfit".

Incidenti ka të ngjarë të ngrejë pikëpyetje në lidhje me mungesën e sigurisë në ceremoni.

Shumica e liderëve botërorë që morën pjesë në ceremoninë e Ditës së Armëpushimit në Paris u çuan në vendngjarje me autobusë.

Presidenti Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk zgjodhën të hipnin në autobusë. Shtëpia e Bardhë thotë se mbërritja e presidentit Trump u diktua nga "protokollet e sigurisë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat