Mijëra veta në marsh, djathtistët djegin flamurin e BE-së

Evropë

Mijëra veta në marsh, djathtistët djegin flamurin e BE-së

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 20:22
Varshavë

Me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë së Polonisë dhe 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, rreth 200.000 njerëz dolën nëpër Varshavë. Ata u pasuan nga masa e udhëhequr nga grupe nacionaliste.

"SHBA - Perandoria e së Keqes", "Vdekje armiqve të atdheut", "Polonia – e bardhë dhe katolike",  ishin disa nga parullat, ndërsa anëtarët e grupit nacionalist "Të rinjtë e Svepolis" dogjën flamurin e Bashkimit Evropian.

Shumica ishin të veshur me flamuj polakë, por individët tundnin flamuj të grupeve ultra-djathtiste, duke përfshirë "Forca Nuovo" italiane, udhëheqësi i së cilës Roberto Fiore deklaroi publikisht se është një fashist, transmeton AP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat