Arrihet draft-marrëveshja e Brexit, May thërret kabinetin qeveritar

Evropë

Arrihet draft-marrëveshja e Brexit, May thërret kabinetin qeveritar

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 18:14
Theresa May

Theresa May pritet të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar ditën e mërkurë për të diskutuar marrëveshjen e Brexit.

Sipas raportimeve të BBC-së teksti i marrëveshjes është aprovuar në nivel teknik nga zyrtarë të të dyja palëve, pas bisedimeve intensive gjatë kësaj jave.

Gjithashtu është bërë e ditur se secili ministër është takuar me kryeministren për bisedime.

Ministrat pritet të publikojnë një deklaratë zyrtare para votimit të çfarëdo marrëveshje.

E ardhmja e kufirit me Irlandën ishte çështja e fundit madhore për të cilën palët duhej të gjenin zgjidhje në kuadër të këtyre negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat