Stoltenberg: Mbrojtja e Evropës nuk duhet të forcohet në dëm të NATO-s

Evropë

Stoltenberg: Mbrojtja e Evropës nuk duhet të forcohet në dëm të NATO-s

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 22:59
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi, në mesin e debatit për formimin e një “ushtrie evropiane”, kundër çdo fortifikimi të mundshëm të mbrojtjes së Evropës në dëm të Aleancës Atlantike.

“I përgëzoj përpjekjet e zgjeruara të Bashkimit Evropian në aspektin e mbrojtjes pasi është gjë e mirë nëse aleatët evropianë kanë më shumë kapacitet, nëse punojnë më ngushtë së bashku”, deklaroi norvegjezi gjatë Forumit të NATO-Industri në Berlin, shkruan ATSH.

”Ajo që ne nuk mirëpresim është që BE-ja të nisë të zhvillojë struktura të dyfishta’’, paralajmëroi drejtuesi i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat