Brukseli paralajmëron Pekinin për konkurrencën e pandershme

Evropë

Brukseli paralajmëron Pekinin për konkurrencën e pandershme

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:52
Margrethe Vestager

Komisionerja europiane për Konkurrencën, Margrethe Vestager paralajmëroi sot Kinën kundër çdo lloji konkurrence të pandershme, duke i kërkuar që të ofrojë të njëjtat kushte për sipërmarrjet europiane si ato nga të cilat përfitojnë kompanitë kineze në BE.

Vestager theksoi se “është e rëndësishme që të punohet për një konkurrencë të ndershme jo vetëm në aplikimin e rregullave të konkurrencës por gjithashtu në aspektin e reciprocitetit”.

“Mendoj se është një problem që, për shembull, ne lejojmë një sipërmarrje kineze të zhvillojë biznesin në Europë, por ekzistojnë limite shumë strikte kur një sipërmarrje europiane kërkon të zhvillojë biznes në Kinë”, shtoi ajo.

“Së dyti, mendoj se është e rëndësishme që të mund të filtrojmë investimet direkte të huaja për të mbrojtur rendin publik, sigurinë dhe sigurinë kibernetike në BE”, vazhdoi ajo. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat