May: Pengimi i Brexit është tradhti

Evropë

May: Pengimi i Brexit është tradhti

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:42
Theresa May

Nëse Parlamenti Britanik do të përpiqej të bllokonte Brexit-in, do të ishte një tradhti ndaj votuesve, u përgjigj Theresa May gjatë përballjes në Parlament.

“Nëse Parlamenti britanik do të përpiqej të bllokonte Brexit-in, do të ishte një tradhti ndaj besimit të atyre votuesve të cilëve këto Dhoma i besuan vendimin për të dalë nga BE-ja me referendumin e vitit 2016”, tha ajo në seancë parlamentare ku shpjegoi marrëveshjen e arritur me Brukselin në lidhje me daljen nga Unioni dhe mbi marrëdhëniet e ardhshme me Evropën.

Një marrëveshje që Theresa May ka bërë thirrje që të ratifikohet në emër të interesit kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat