Dodik prezanton flamurin e Republikës Serbe në Bosnje

Evropë

Dodik prezanton flamurin e Republikës Serbe në Bosnje

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:12
Dodik prezanton flamurin e Republikës Serbe në Bosnje

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës nga populli serb, Milorad Dodik, përmbushi premtimin zgjedhor dhe ngriti flamurin serb në kabinetin e tij.

Kjo është transmetuar nga media e Banja Llukës.

Dodik priti në Presidencë ambasadorin e ri të emëruar, Aleksandër Gjorgjeviq dhe për herë të parë në Presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës, u prezantua edhe flamuri i Republikës Serbe.

Portali Klix i Sarajevës njoftoi se Dodik, megjithatë, paraqiti flamurin e Republikës Serbe në sallën e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës. Ky ishte takimi i parë i Dodik me një ambasador të huaj, pra ambasadorin e Serbisë në Bosnje.

Dodik thuhet se kishte tre flamuj, atë të Bosnjes, Republikës Serbe dhe atë të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat