Kërcënon se do ta shpërthejë granatën në pikën e karburanteve

Evropë

Kërcënon se do ta shpërthejë granatën në pikën e karburanteve

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 22:52
Francë

Një burrë i veshur me një jelek të verdhë, ka kërcënuar sot se do ta aktivizojë një pajisje shpërthyese në një pikë të karburanteve në Anzhe të Francës, njoftoi ministri i Brendshëm francez, Christof Kastner.

Ai në një konferencë për shtyp, tha se burri kishte treguar një granatë për kalimtarët, dhe madje ai kishte kërkuar që atë ta shihte edhe presidenti francez, Emanuel Macron.

Siç raportojnë mediat franceze, burri mbante një jelek të ngjashëm me atë që mbanin demonstruesit që kanë protestuar në të gjithë Francën kundër rritjes së çmimeve të karburanteve.

Nuk dihet nëse burri është i lidhur me lëvizjen e protestuesve kundër rritjes së çmimit të karburanteve, apo këtë veprim e bënte i shtyrë nga motive tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat