Rusia “paraqet kërcënim më të madh” për Britaninë sesa IS-i

Evropë

Rusia “paraqet kërcënim më të madh” për Britaninë sesa IS-i

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Rusia “është kërcënim shumë më i madh” për sigurinë kombëtare të Britanisë sesa grupet terroriste islamike, siç është Shteti Islamik (IS), tha shefi i ushtrisë britanike.

Në një intervistë për Daily Telegraph, Gjenerali Mark Caleton-Smith tha se Britania dhe aleatët e saj “nuk mund të jenë të vetëkënaqur ndaj kërcënimit që paraqet Rusia”.

Carleton-Smith tha se Rusia është e gatshme të përdorë forcën e saj për zgjerimin e interesave të veta, teksa po ashtu bën përpjekje “sistematike” për të shfrytëzuar kibernetikën dhe forcën ushtarake nënujore.

Komentet e shefit të ushtrisë britanike vijnë në kohën e tensioneve të larta mes Perëndimit dhe Rusisë, mbi një varg çështjesh, përfshirë agresionin e Moskës në Ukrainë, dyshimet se ka ndërhyrë në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, sulmeve masive kibernetike në nivel ndërkombëtar, si dhe helmimin e ish-agjentit rus dhe vajzës së tij në Britani.

“Padyshim, Rusia sot paraqet një kërcënim shumë më të madh për sigurinë tonë kombëtare sesa kërcënimet ekstremiste islamike”, siç mund të vijnë nga Al-Kaida apo IS-i, tha Carleton Smith në intervistën e tij të parë, që prej se u bë shef i ushtrisë së Britanisë në muajin qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat